15.8 C
New York
Thursday, May 2, 2024

Buy now

Lladrovci priti në takim ambasadorin finlandez Nissinen, gatishmëri për thellim bashkëpunimi

- Advertisement -

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim, ambasadorin finlandez në Kosovë, z. Matti Nissinen, me ç’rast u diskutua për raportet e shkëlqyera dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Drenasit dhe komunave finlandeze në arsim dhe fushat tjera me interes të përbashkët, raporton Scanner.

Lladrovci ka theksuar se në takim ka cekur rëndësinë e arsimit si prioritet i cili ka përkrahjen e tij të plotë, për performancën komunale si dhe sfidat me të cilat ballafaqohet komuna.

“Ujërat e zeza dhe ndotja e ambientit, ishin dy nga çështjet që i veçova në takim”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Sot, pata kënaqësinë të pres në takim, Shkëlqesinë e tij, Ambasadorin e Finlandës, Matti Nissinen dhe me këtë rast, theksova raportet e shkëlqyera me komunën Laukka në lëmin e arsimit, me shkollat dhe arsimtarët finlandezë, si dhe bashkëpunimin e nxënësve tanë me mësimet e përbashkëta online me nxënësit finlandezë.

Në takim, theksova kënaqësinë për praninë time në kremtimin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Finlandës dhe mikpritjen e ngrohtë që gjeta atje. Theksova rëndësinë e arsimit si prioritet i cili merr përkrahje time të plotë, fola për performancën komunale si dhe sfidat me të cilat ballafaqohet komuna. Ujërat e zeza dhe ndotja e ambientit, ishin dy nga çështjet që i veçova në takim.

E falënderova Ambasadorin Nissinen për gatishmërinë për të thelluar dhe begatuar bashkëpunimin tonë, në arsim, ekonomi dhe fushat tjera me interes të përbashkët me mundësi të investimeve nga kompanitë finlandeze në Drenas. Ambasadorit i urova mandat të suksesshëm në Kosovë duke i ofruar miqësinë time dhe të qytetarëve të Drenasit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit