16.2 C
New York
Friday, May 17, 2024

Buy now

Fitore Pacolli e VV-së: Ne e çkapëm shtetin

- Advertisement -

Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, thotë se Qeveria Kurti ‘arriti ta largojë nga raportet shprehjen ‘kapje e shtetit’.

“Nga deputetët e opozitës që patën fjalime më herët, u konstatua se raporti i DASH për herë të parë e përdorë fjalën ‘korrupsion serioz në qeveri’. Por LDK po harron se këtë e përmend për herë të parë në vitin 2020, kur ka qeveris LDK. Atëherë është vendosë fjala ‘korrupsion serioz’ dhe është përdorë në secilin raport ‘pandeshkueshmëria’. Dritoni po kërkon me ditë në cilën faqe, hyn të raporti edhe e ke korrupsion serioz. Kjo po tregon që LDK edhe PDK e kanë gjetë një shprehje edhe janë kapë për këtë shprehje“.

Pacolli iu ka thënë deputetëve se do të ishte mirë me i lexu raportet analizoni ato edhe pastaj organizoni seanca.

Do të ishte mirë me i lexu raportet analizoni ato edhe pastaj organizoni seanca. Kur t’i analizojmë raportet do të ishte mirë me gjetë një pikë reference krahasimi. Viti 2018 e pasqyron qysh keni qeveris ju dhe në vitin 2023 e pasqyron qysh qeversimin ne. Ju e keni detyru secilën organizatë ndërkombëtare me shkru që flitet për ‘kapjen e shtetit’”, thotë ajo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit