16.2 C
New York
Friday, May 17, 2024

Buy now

Kurti në Studime: Të bashkuar në kujtimin e të dashurve tanë dhe përkushtimin për drejtësi

- Advertisement -

Sot nderojmë të vrarët më 2 maj 1999, të cilët më s’janë me neve. U nderojmë edhe juve që jeni këtu e qëndroni të fortë përkundër vuajtjes e humbjes së madhe gjatë luftës. Krahas sakrificës së të rënëve, e çmojmë qëndresën e popullit. I përkulemi popullit të Kosovës që nuk u përkul para terrorit të Serbisë,” tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Akademinë Përkujtimore të masakrës në Studime të Komunës së Vushtrrisë.

Para të pranishmëve, Kryeministri tha se pa drejtësinë për viktimat shqiptare, për fëmijët dhe pleqtë e Studimes, Serbia nuk radhitet dot mes shteteve dhe kombeve që ndërtojnë të ardhmen e tyre mbi vlerat njerëzore. ‘’Masa e krimit e detyroi edhe NATO-n atëbotë të ndërhynte. Nuk mund të mos jepet drejtësia për një masë te tillë krimi,’’ u shpreh ai.

Kryeministri Kurti theksoi se nën peshën e kujtimeve të rënda, si popull, kemi zgjedhur të jemi të fortë, të bashkuar në dhembje por edhe në shpresë. “Le të vazhdojmë të qëndrojmë të bashkuar në kujtimin e të dashurve tanë, përkushtimin për drejtësi, e të frymëzuar nga buzëqeshjet e fëmijëve. Fëmijët që lindin dhe po rriten në liri janë dëshmi e fuqishme e asaj që kemi arritur dhe shpresës që mbartim çdo ditë,” shtoi ai.

“Do të vazhdojmë të vijmë këtu çdo vit për nderimin e 116 civilëve, ashtu siç do të bëjmë në çdo vend të Kosovës ku krimi ka lënë, të vdekur njerëzit tanë, dhe të gjallë dhembjen tonë. Deri te nderimi universal i drejtësisë, e drejt ngadhënjimit konkret të drejtësisë, homazhi shtetëror do të jetë sistematik’’,  tha Kryeministri.

Në nderim të 116 civilëve shqiptarë, nga 11  deri në 84 vjeç, të vrarë nga forcat e armatosura të Serbisë në Studime, Kryeministri Kurti, së bashku me Presidenten Osmani vendosën kurorë të përbashkët dhe bënë homazhe te varrezat

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit