15.5 C
New York
Friday, May 17, 2024

Buy now

I akuzuari e pranon se ka hedhur granatë dore në lokalin e berberit Riza

- Advertisement -

Në gjykimin ndaj 11 të akuzuarve, të cilët po ngarkohen se si grup kriminal, në qershor 2022 hodhën granata dore në lokalet “Missini” dhe “Rizza Hair Sallon”, i akuzuari Gentrit Ismaili gjatë dhënies së mbrojtjes së tij ka pohuar se ai kishte hedhur granatë dore nën ndikimin e substancave narkotike.

Aktakuza e ngritur më 24 shkurt 2023, ngarkon Lundrim Beqirin, Bekë Salihajn, Adhurim Krasniqin, Valdrin Beqirin, Arianit Pllanën, Kreshnik Kurtin, Fidan Cakollin, Adnan Murtezin, Gentrit Ismajlin, Diar Raçin dhe Egzon Cakollin, se si grup kriminal, në qershor të vitit 2022 hodhën granata dore në lokalet “Missini” dhe “Rizza Hair Sallon”.

Fillimisht, i akuzuari Gentrit Ismaili, gjatë dhënies së mbrojtjes së tij ka sqaruar se ai më 22 qershor 2022 kishte shkuar bashkë me Fitimin, Diarin dhe Fidanin në lagjen “Kodra e Trimave” për të marrë një granat dore, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Kur kemi mrri aty unë se kom dit niher çka po marrim, kur kemi mrri ka dalë Fidan Cakolli prej veturës, kur ka hi tani në veturë e kish pas marrë një granat dore”, ka thënë i akuzuari Ismaili.

Më pas, ai tha se bashkë me të akuzuarin Fidan Cakolli kishte shkuar në lagjen “Dardania”, ku i njëjti ia kishte dhënë këtë granatë dhe i kishte thënë që ta hedh para lokalit.

“Aty ma ka jep granatën e dorës, i kom thanë që s’di me përdor, më ka thanë merre gjuje, ja kom hek siguresën dhe e kom hedh para lokalit, aty kemi ik prej vendit të ngjarjes”, tha i akuzuari Ismaili.

I akuzuari Ismaili tha se ai nuk kishte pasur motiv për ta dëmtuar dikë dhe se kishte qenë nën ndikimin e substancave narkotike.

I njëjti fillimisht ka mohuar të ketë pasur ndonjë përfitim nga kjo punë, kurse pas ballafaqimit me deklaratën e dhënë në prokurori, ai tha se në veturë kishte dëgjuar një bisedë se për hedhjen e kësaj granate do të fitojnë 800 euro.

Tutje, i akuzuari Ismaili tha se lokali pranë të cilit kishte hedhur granatën, kishte pasur një reklamë “Riza Hair Salon” dhe aty kishte kuptuar se është frizer.

“Fidan Cakolli më ka thanë qitu ki me gjujt, unë e kom hek siguresën edhe e kom gjujt”, tha ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit