Minatorët kanë hyrë në ditën e gjashtë të grevë të ngujuar në minierë, duke kërkuar pagat e tyre.
E pikërisht sot, ndërmarrja Trepça ka akuzuar punëtorët se po e sabotojnë punën.
Ata në Facebook kanë publikuar edhe disa pamje të kamerave.
Postimi i plotë:
Sabotimi dhe bojkotimi i punës nuk është zgjidhja e problemeve. Fotot më poshtë janë vetëm disa nga ato që janë marrë nga kamerat e sigurisë të Trepça Sh.A. dhe që janë vendos për të ruajtur pronën dhe sigurinë e ndërmarrjes. Nga këto foto shihet qartë sabotimi dhe bojkotimi i punës, hyrje dalje të pakontrolluara të punëtoreve si dhe sjellja e drekave e darkave për sabotuesit. Menaxhmenti i Trepça Sh.A. do të ndërmerr shumë shpejtë vendime që do të bazohen në argumente dhe fakte, të cilat do të ndihmojnë që ndërmarrja të kthehet në binarët e vet të funksionalizimit. Për Trepça Sh.A.!