Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka reaguar pas lajmit se 63 minatorë kanë mbetur të ngujuar në horizontin e 11-të të Minierës së Trepçës.
Përmes një postimi në Facebook, Rizvanolli tha se ekipet teknike po punojnë për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me energji, kurse po organizohet dalja graduale e minatorëve përmes daljes emergjente.
Ajo tha se minatorët janë pjesë e ndërrimit të dytë i cili përfundon punën në orën 23:00.
“Sipas informatave nga menaxhmenti i Trepçës, minatorët që ndodhen brenda minierës pas defektit në pajisjet elektrike janë në gjendje të mirë. Ata janë pjesë e ndërrimit të dytë, i cili përfundon në orën 23:00. Ekipet teknike po punojnë për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me energji. Ndërkohë, po organizohet dalja graduale e minatorëve përmes daljes emergjente. Menaxhmenti është në vendngjarje, ku kanë qenë edhe policia dhe zjarrfikësit”, ka shkruar Rizvanolli.






