11.6 C
New York
Friday, April 26, 2024

Buy now

Milot Rashica asiston te goli i fitores për Galatasarayn ndaj Kasimpasas

- Advertisement -

Ylli kosovar Milot Rashica është duke vazhduar me formën fantastike te gjiganti turk Galatasaray.

Anësori asistoi te goli i fitores për Galatasaray ndaj Kasimpasas, që përfundoi me rezultat 1:0.

Fillimisht, kosovari u la në stol por u inkuadrua pas 22 minutave lojë në vendin e Juan Mata, që pësoi një lëndim.

Zhvillohej minuta e 57-të, me Galatasarayn që nisën një aksion fantastik ku Rashica asistoi për Nicolo Zaniolon duke e vendosur përballë portierit, me italianin që e kishte të lehtë të realizonte.

Pas këtij goli, Fenerbahce arriti të mbrohej për t’i arkëtuar pikët e plota që ndikojnë ta mbajë kreun e Superligës Turke me 60 pikë, nëntë më shumë se Fenerbahce.

Në këtë ndeshje mbi 20 minuta i zhvilloi edhe mbrojtësi Florent Hadërgjonaj, i cili hyri në fushë në minutën e 73-të.

Përndryshe, kjo formë fantastike e Rashicës do të jetë një ndihmë e madhe për kombëtaren e Kosovës në dy ndeshjet e marsit. “Dardanët” do të udhëtojnë për përballjen ndaj Izraelit para se ta presin Andorrën.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit