Milani ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në javën e 36-të të Serie A, duke triumfuar 1-2 në transfertë ndaj Genoas dhe duke mbetur fuqishëm në garën për një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje me shumë intensitet dhe arritën të marrin tre pikë jetike në një moment vendimtar të sezonit.
Skuadra milaneze kaloi në avantazh në minutën e 50-të me Nkunku nga pika e bardhë, ndërsa Athekame dyfishoi epërsinë në minutën e 81-të pas asistimit të Pulisic.
Genoa reagoi në fund me golin e Vasquez në minutën e 86-të, por Milani arriti ta ruajë avantazhin deri në vërshëllimën përfundimtare.
Pas kësaj fitoreje, gjithçka për Milanin do të vendoset në javën e fundit, ku kuqezinjtë do të përballen me Cagliarin. Një fitore në atë sfidë do t’i dërgonte në Champions League.






