Roma ka fituar derbin e madh të kryeqytetit ndaj Lazios me rezultat 2-0, në përballjen e 187-të mes rivalëve lokalë, duke bërë hap gjigant drejt sigurimit të një vendi në UEFA Champions League.
Hero absolut i mbrëmjes ishte mbrojtësi Gianluca Mancini, i cili realizoi të dy golat për verdhekuqtë, të dyja me goditje me kokë pas ndërprerjeve.
Skuadra e Romës dominoi në momentet vendimtare të takimit dhe me këtë fitore përforcoi pozitën e katërt në tabelën e Serie A, duke mbajtur fatin në duart e veta para javës së fundit.
Tani romakëve u duhet vetëm një fitore ndaj Veronës në xhiron përmbyllëse për ta siguruar matematikisht kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.






