16.1 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Milaim Zeka: Rezoluta e Kuvendit është kundër ShBA-së dhe BE-së, ia dëgjoni krismën

- Advertisement -

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka thënë se Serbia përmes provokimeve është duke konfrontuar Kosovën me ndërkombëtarët.

Në këtë drejtim, ai ka thënë se referendumi i Serbisë është provokim politik, por sipas tij nuk e rrezikon dhe cenon sovranitetin territorial të Kosovës, shkruan Scanner.

Zeka në Facebook ka shkuar se siguria dhe integriteti i Kosovës rrezikohen nga bandat në veri.

Më tutje, ai ka thënë se rezoluta e Kuvendit të Kosovës për referendumin nuk është kundër Serbisë, por aleatëve të Kosovës.

Postimi pa ndërhyrje:

Serbia permes provokime, konfronton Kosoven me nderkombetaret

Referendumi eshte provokim politik. Ky referendum as nuk e rrezikon sigurine, as sovranitetin, as integritetin teritorial te Kosoves. Keto tri elemente rrezikohen nga bandat serbe ne veri, nga strukturat paralele, nga moshapeja e Ures te Ibrit.

Keto probleme reale nuk kane rendesi as per politikan e deputete patriot te shtirur, as per ato armatate e fb, qe bejne gara se kush po tregohet me patriot, jo duke punuar per shtetin e Kosoves, po duke e share Vuqiçin.

Mbajeni mire mend: Rezoluta e propozuar nga Albin Kurti dhe e votuar nga ata deputete qe e aprovuan, nuk eshte as kunder Serbise, as kunder referendumit. Kjo rezolute eshte kunder Shteteve te Bashkuara te Amerikes, kunder Anglise, kunder Bashkimit Evropian.

Ja ndini krismen. Klasa jone politike qe 20 vite vepron dhe reagon sikurse delet ne diell. Dashi nen hije, ato nen hije. Dashi ne uje, ato ne uje.

Delni edhe pak e tregoni sa patriota jeni. Per ju nuk ka lidhje zbrazeja e Kosoves. Kryesorja me fole 24 ore kunder Serbise e Vuçiqit, a ne praktike me punu pikerisht ne favorin e ketije shteti…

Vazhdoni: Livadhin e Kosoves e keni, delet po, vetem perpara…!

Serbia permes provokime, konfronton Kosoven me nderkombetaretReferendumi eshte provokim politik. Ky referendum as nuk…

Posted by Milaim Zeka on Saturday, January 15, 2022

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit