21.9 C
New York
Thursday, September 19, 2024

Buy now

Miftaraj pasi Kurti përmendi shkëmbimin e kufijve: Strategji kur dështon keq

- Advertisement -

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti pas deklaratës për shkëmbimin e territoreve.

Miftaraj përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se Kurti është i vetmi lider që e hap temën e shkëmbimit të territorëve.

Sipas tij, kjo është strategji.

“Është strategji e politikanëve kur dështojnë keq në politika të brendshme me hap tema të vdekura dhe me lu patriotin.” – ka shkruar tutje ai.

Postimi i plotë:

Në katër vitet e fundit i vetmi lider që e hap temën e shkembimit të territoreve është Kurti!

Është strategji e politikanëve kur dështojnë keq në politika të brendshme me hap tema të vdekura dhe me lu patriotin.

Në vend se me jep shpjegime per deshtimet e konstatuara ne raportin e progresit dhe deshtimin kolosal nga takimi i fundit te Komisionit Evropian qe e çimentoi Kosovën si vendin e fundit në procesin e integrimit evropian, ende pa rekomandim per nisjen e negociatave me BE, talenti e hap temen e shkëmbimit të territoreve.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit