Ish-kryetari i Aleancës Ramush Haradinaj, derisa ishte në një intervistë në një nga televizionet, ka pranuar ofendime nga profile që mbajnë foton e kryeministrit Albin Kurti.
Lidhur me këtë ka reaguar, zëdhënësi i këtij subjekti Kushtrim Xhemaili.
Ai e quajti këtë veprim të gërrditshëm.
Sipas tij, këto profile po përdorin gjuhë përçarëse.
“Për besë e turpshme, e gërditshme! Ndërsa në shesh brohoritet për luftën tonë të drejtë, e Haradinaj flet me krenari për të kaluarën tonë, kjo makineri virtuale vjell vrer ndaj njeriut që doli dy herë faqebardhë nga Haga”, ka shkruar Xhemaili në Facebook.
Derisa nuk dihet se kush qëndron saktësisht prapa këtyre profile që pretendohet të jenë false.






