Haradinaj: Ne e kemi pasur komandant Adem Jasharin, Thaçi nuk ka qenë komandant, por drejtor i drejtorisë politike

- Advertisement -

Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, në emisionin “Adresa” në Kanal 10, ka bërë një dallim të qartë mes figurave historike të luftës dhe roleve politike të asaj kohe, duke komentuar procesin gjyqësor në Hagë.

Haradinaj theksoi se përgjegjësia operative nuk mund t’u vishet atyre që kishin funksione politike gjatë luftës, duke cilësuar si të pakuptueshme ngarkimin e ish-presidentit Hashim Thaçi me zhvillimet në terren.

“Ne e kemi pasur komandantin Adem Jashari. Vepra e tij e ka bërë legjendë, vepra e familjes së tij. Presidenti Thaçi nuk ka qenë komandant. Ka qenë drejtor i drejtorisë politike,” deklaroi Haradinaj.

Sipas tij, kjo ndarje e bën të paqëndrueshëm procesin ndaj ish-krerëve të shtetit.

Është e pakuptueshme me e ngarkuar presidentin Thaçi dhe të tjerët për zhvillime në luftë.”

Përveç kësaj, ish-kreu i Aleancës foli edhe për sigurinë në vend dhe mesazhet e qarta që duhet të jepen ndaj sulmeve ndaj misioneve ndërkombëtare.

“Kushdo që i ka futur shqiptarët në kurth me e sulmuar EULEX-in duhet me hy në burg. Ne duam me hy në BE, por e duam edhe lirinë e këtyre njerëzve,” u shpreh ai.

Në fund, Haradinaj rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur të SHBA-së për shtetësinë e Kosovës, duke garantuar se aleanca strategjike nuk ndryshon.

“E vetmja gjë që Amerika nuk heq dorë është stabiliteti dhe siguria e Kosovës. Amerika nuk tërhiqet nga 17 Shkurti, as nga pavarësia jonë,” përfundoi Haradinaj.

Të ngjashme

Të fundit