9.6 C
New York
Wednesday, March 5, 2025

Buy now

Miftaraj: Kurti po i jep shkelmin e fundit sistemit të drejtësisë

- Advertisement -

Drejtori Ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) ka folur lidhur me mosparaqitjen e Kryeministrit Albin Kurti për intervistim në Prokurorinë Speciale, lidhur me skandalin e Rezervës Shtetërore.

Në një intervistë për Reporterin, Miftaraj ka thënë se Kurti me veprimet e tij është duke i dhënë shkelmin e fundit sistemit të drejtësisë. Sipas tij, Kurti po e bën të kundërtën e asaj që ka premtuar në katër vitet e fundit.

“Ajo që po bën Kryeministri Kurti është duke shkelur në radhë të parë mbi  Kushtetutën e Kosovës, mbi ligjet e Kosovës dhe duke i dhënë ndoshta të themi shkelmin e fundit sistemit të drejtësisë. Qytetarët e Kosovës edhe ashtu kanë besim shumë të ulët në sistemin prokuroria dhe sistemi gjyqësor, dhe kjo qasje e kryeministrit Kurti në njëfarë mënyre u bën thirrje qytetarëve që të mos i respektojnë institucionet e drejtësisë. Kjo shpie në anarki”, ka thënë Miftaraj.

Miftaraj ka thënë se shpreson që që prokurorët e rastit do ta kenë guximin ta zbatojnë ligjin dhe ta obligojnë kryeministrin që t’i përmbush obligimet e tij.

“Kjo nuk mund të kalojë si lojë shahu, që kryeministri Kurti të tallet me 190 apo 200 prokurorë që sot e ushtrojnë këtë profesion në Republikën e Kosovës”, ka deklaruar tutje Miftaraj.

Kryeministri Kurti para mediave ka insistuar që të intervistohet në zyrën e tij, në Kryeministri. Kurti tha se jo vetëm që ka qenë i gatshëm por edhe i interesuar të dëshmojë, ndërsa përmendi edhe oraret që i pati caktuar Prokurorisë kur mund të shkonin në zyrën e tij për ta intervistuar.

Ai tha se edhe në të kaluarën ka ndodhur kur prokurorët apo hetuesit kanë shkuar në zyre të kryeministrave për t’i intervistuar.

“Së pari unë asnjëherë nuk kam thënë që nuk do të jap dëshmi apo se refuzoj të japë dëshmi, përkundrazi kam thënë jo vetëm i gatshëm, por edhe i interesuar që të dëshmojë. Në anën tjetër kam shkruar letrën në të cilën kam treguar edhe oraret se kur mund të bëhet dëshmia. Unë i mirëpres Prokurorinë në zyren e Kryeministrit, ka pasur raste edhe në të kaluarën, kur prokurorët dhe hetuesit kanë ardhur për kryeministra, jo vetëm si dëshmitarë por edhe si të pandehur. Prandaj nuk ka arsye që kjo të mos vazhdohet. pra, qysh në muajin dhjetor ka qenë e mundur që të kryhet ky intervistim, dhe të jepet dëshmia nga ana ime”, tha Kryeministri sot para gazetarëve

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit