Për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit, kryeministri Albin Kurti, tha se në veri jemi të hendikepuar për shkak se “ushtria jonë nuk mund të shkojë atje nga zotimi i ish-kryeministrit Thaçi”. Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), i ka reaguar ashpër kryeministrit Kurti duke i thënë se “në kohë paqe ushtria, as në lindje as në perëndim, as në veri as në jug nuk bën kujdestari 24 orë ne objekte të rëndesisë së veçantë”.
Tutje, sipas Miftarajt, kryeministri po “rren hapur” dhe po “mashtron qytetarin”.
Sipas Miftarajt, Kurti dështimin e tij po tenton me shpërnda diku tjetër.
Reagimi i tij i plotë, pa ndërhyrje:
Albin Kurti nje nder arsyet pse skane mund me parandalu sulmin ndaj infrastruktures se Iber-Lepencit po e arsyeton me faktin se ushtria e Kosoves nuk mund te shkon ne veri.
Ky arsyetim te nje pjese e popullit qe nuk e din si funksionon shteti dhe cilat jane kompetencat e ushtrise ne kohe paqe i beson ketij mashtrimi te kryeministrit.
Sidoqofte, eshte ofendim per publikun dhe marre me dal nje kryeminister dhe me rrejte kaq hapur, me mashtru qytetarin keshtu.
Partive politike iu ka hije me ba politik, me jep premtime te kapshme, me iu jep ngjyra premtimeve edhe me çmimin qe me mbet ne pushtet.
Ama me rrejte ne menyre kaq te ulte me kriza dhe me sulme qe e cenojne infrastrukturën jetike te Republikes se Kosoves me se paku me thane eshte poshtersi e llojit te veçante.
P.S. Ne kohe paqe ushtria as ne lindje as ne perendim, as ne veri as ne jug nuk ben kujdestari 24 ore ne objekte te rendesise se veçante. Parandlaimi i sulmeve te tilla behet nga institucionet e intelligences. Deshtimin e tij si kryeminister dhe qeverise qe e udheheq, maestro I mashtrimit tenton me shpernda krejte dikund tjeter.