16.9 C
New York
Saturday, May 18, 2024

Buy now

Microsoft lanson aplikacionin rival të Canva

- Advertisement -

Microsoft lansoi një aplikacion të thjeshtë të dizajnit grafik quajtur Designer dhe do të jetë i disponueshëm falas si pjesë e suitës së aplikacioneve të produktivitetit Office.

Softueri përfaqëson një alternativë të Canva, aplikacionit të dizajnit me 100 milionë përdorues aktivë në muaj. Canva është një prej startupeve më me vlerë në botë dhe vitin e kaluar vlerësohej me 40 miliardë dollarë.

Microsoft nga ana tjetër është përpjekur të demonstrojë vlerën e abonimeve Office duke shtuar opsione të reja ndërsa në fillim të vitit rriti koston për disa prej paketave për bizneset.

Office kontrollon tregun dhe konkurrenti më i afërt është Google.

Por gradualisht Canva është vënë pas pjesëve kyçe të Office. Fillimisht lançoi një alternativë të PowerPoint në 2021 ndërsa në Shtator bleu një aplikacion për editimin e dokumenteve duke sfiduar Word.

Canva thotë se ka 55 mijë ekipe që paguajnë për softuerët e saj me konsumatorë si Amazon, FedEx, PepsiCo, Pfizer dhe Salesforce.

Me aplikacionin Designer Microsoft fillimisht po shënjestron konsumatorët. Lançimi i tij gjithashtu mund ta vërë Microsoft përballë Adobe dhe mjeteve të saj pa pagesë si Adobe Express.

Është një zhvillim pasojat e të cilit mbeten për tu parë nisur nga bashkëpunimi i ngushtë mes Microsoft dhe Adobe me mbi 30 integrime produktesh.

Aktualisht Designer mund të provohet online por përdoruesit duhet ti bashkohen një liste pritjeje. Sapo të bëhet i disponueshëm gjerësisht, Microsoft do të ofrojë një version falas por edhe një premium pjesë e paketave Microsoft 365 Personal dhe Family. /PCWorld Albanian/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit