Ylli i Chelsea, Cole Palmer, ka folur me entuziazëm për ardhjen e trajnerit të ri Xabi Alonso në Stamford Bridge.
Palmer deklaroi se skuadra mezi po pret të fillojë punën me teknikun spanjoll, duke e cilësuar atë si një trajner të madh.
“Gjithçka është shumë emocionuese. Mezi po presim të fillojmë”, ka thënë Palmer pas konfirmimit të Alonsos te Chelsea.
Chelsea e emëroi zyrtarisht Xabi Alonson si trajner të ri me kontratë katërvjeçare, ndërsa ish-mesfushori i Liverpoolit dhe Real Madridit pritet ta nisë punën më 1 korrik.






