Njohësi i transferimeve në botën e futbollit, Fabrizio Romano, me anë të një postimi në platformën X njofton se për herë të parë që nga viti 2003, Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi kanë mbetur jashtë nominimeve për Ballon d’Or.
Lista e ngushtë e të nominuarve është publikuar para ceremonisë së ndarjes së çmimeve që zhvillohet muajin e ardhshëm.
Mes tyre është edhe kosovari Granit Xhaka i Bayer Leverkusenit, i cili me klubin pati sukses të jashtëzakonshëm sezonin e fundit, por edhe me kombëtaren nuk është se i munguan rezultatet.