23.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Messi e pranon: Kam qenë i joshur të luaj në ligën arabe

- Advertisement -

Lionel Messi e ka pranuar që ishte joshur nga ideja për t’u transferuar në ligën arabe.

Ai eventualisht përfundoi në atë amerikane, në MLS, duke iu bashkuar Inter Miamit për një pagë shumë më të ulët.

“Opsioni i parë ishte të rikthehesha te Barcelona, por nuk ishte e mundur. Tentova të rikthehesha, mirëpo nuk ndodhi”, ka thënë Messi për Time.

“Është gjithashtu e vërtetë që më vonë mendoja shumë për të shkuar në ligën Saudite, ku e njoh shtetin dhe ata kanë krijuar një garë shumë të fuqishme që mund të bëhet ligë e rëndësishme në të ardhmen e afërt”.

“Ishte Arabia Saudite ose MLS-ja, dhe të dyja opsionet dukeshin shumë interesante për mua”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit