28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Blakaj: Tri lëndë për krime lufte kanë mbetur pezull që sa vite në Gjykatën e Mitrovicës

- Advertisement -

Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare, tha se në Gjykatën e Mitrovicës, janë tri lëndë për krime lufte që kanë mbetur pezull me vite të tëra.

Prandaj, Blakaj e sheh të domosdoshëm transferimin e atyre lëndëve në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

“Janë 3 lëndë për krime lufte në Gjykatën e Mitrovicës, e që kanë mbetur pezull qe sa vite dhe besoj që janë të domosdoshme që ato lëndë të transferohen në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Shumë lëndë nga UNMIK-u janë transferuar te EULEX-i, pastaj nga EULEX-i te Prokuroria Speciale e Kosovës, mirëpo ne nuk kemi qasje në këto dokumente, aty bëhet fjalë për numër të madh të dosjeve, përfshirë edhe dosjet për personat e zhdukur”, deklaroi Blakaj në emisionin “Infonata” në Tëvë1.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit