4.4 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

Merret vendim- Invalidët e UÇK-së lirohen nga pagesa e Trafikut Urban

- Advertisement -

Komuna e Prishtinës, e drejtuar nga Përparim Rama ka marrë vendim që invalidët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të lirohen nga pagesa e Trafikut Urban.

Në bazë të këtij vendimi i cili u nënshkrua nga Rama, lirimi nga pagesa do të bëhet nga data 1.10.2024.

“Obligohen organet drejtuese të NPL ‘Trafiku Urban’ SH.A që në bashkëpunim me Shoqatën e Invalidëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Dega Prishtinë, t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në vendim.

Po ashtu theksohet se vendimi doli sipas kërkesës së Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së- Dega në Prishtinë, si mbështetje institucionale për këtë kategori të lartësuar të luftës sonë çlirimtare.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit