Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni do të qëndrojë të mërkurën e ardhshme në Shqipëri për të vizituar dy qendrat e menaxhimit të emigrantëve që nuk janë ende funksionale, por që qeveria italiane dëshiron t’i aktivizojë “sa më shpejt sa më shumë të jetë e mundur”.
Agjenda e vizitës ende nuk është përcaktuar dhe ajo vjen pak ditë para zgjedhjeve evropiane, për të cilat kryeministrja italiane kërkon edhe votën e studentëve, raporton ANSA.
Fokusi i diskutimeve do të jetë mbi kampin në Gjadër për të pritur emigrantët, sipas marrëveshjes së firmosur më herët nga dy shtetet.
Verën e kaluar Meloni qëndroi për vizitë jozyrtare në Vlorë së bashku me familjarët pak muaj para se të finalizohej marrëveshja për emigrantët në Romë gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama.