28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Kurti te Erdogan, Agon Maliqi: Sapo të bëhet puna llugë me Perëndimin, liderët tanë shkojnë në Turqi

- Advertisement -

Analisti politik Agon Maliqi e ka komentuar vizitën e sotme të Kryeministrit Kurti në Ankara dhe takimin me Recep Tayip Erdogan në kontekst të ftohjes së raporteve me Perëndimin. Sipas Maliqit, kështu kanë bërë edhe liderë tjerë të Kosovës në të kaluarën.

“Tendenca historike e liderëve tanë është që, sapo të bëhet puna pak llugë me perëndimin, me u nis me kërku mbështetje në Turqi. Problemi këtu nuk është vetëm acarimi tashmë kronik me perëndimin dhe humbja e busullës sonë orientuese të bazuar në vlera demokratike, por edhe fakti se me manovra të tilla oportuniste tregojmë mungesë respekti për një shtet miqësor si Turqia” ka shkruar Maliqi.

Tutje ai ka thënë se Kosova trajtohet si gomë rezervë nga liderët kosovarë.

“Në vend se me e trajtu si partner strategjik me të cilin kemi marrëdhënie të sinqertë e të strukturuar, e shohim më shumë si një gomë rezervë të zorit” ka shkruar ai.

Ndryshe, Kurti sot gjatë qëndrimit në Ankara është pritur në kompleksin presidencial turk nga Erdogan, ka vënë një kurorë lulesh te Mauzoleu i themeluesit të Turqisë Mustafa Kemal Ataturk dhe po ashtu ka pasur edhe një takim të ndarë me kryediplomatin Hakan Fidan.

Sipas Kurtit vizita është përqendruar në fushën e ekonomisë dhe mbrojtjes ndërsa vetë Erdogan ka përmendur shkëmbimet tregtare duke thënë se synimi është që ato të rriten në 1 miliard dollarë.

Erdogan ka folur edhe për raportet Kosovë -Serbi duke konstatuar se ka pasur zbutje të tensioneve. Sipas një njoftimi të presidencës turke që është publikuar në mediat atje Erdogan gjatë takimit me Kurtin ka ngritur edhe çështjen e Palestinës duke thënë se ajo duhet të përkrahet.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit