27.6 C
New York
Wednesday, June 19, 2024

Buy now

“Kosova është plagë”, Limaj për periudhën e pasluftës: Herët është bre, të jesh kaq mosmirënjohës i krejt kësaj t’kalume që kemi bërë

- Advertisement -

Ish-komandati i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fatmir Limaj ishtë i ftuari i radhës në emisionin “Blic Interview” me Astrit Gashin, ku përveç historisë gjatë luftës, ai foli edhe për periudhën e pas-luftës dhe dhimbjen që Kosova ende e ka.

Limaj potencon se Kosova është plagë dhe qytetarët e saj jetojnë në ende në atëplagë. Këtu ai përfshiu, padyshim, të gjithë ata familjarët që ende nuk janë në dijeni se ku gjinden eshtrat e të afërmëve të tyre.

Por, Limaj nuk harroi të shtojë se pas periudhës më të trishtueshme që ka kaluar Kosova si shtet, rëndësi të madhe ka fjala, që sipas tij, duhet të matet mirë, në mënyrë që mos të lëndohet askush që është i prekur nga lufta.

“Për të gjithë njerëzit u bë shumë. Unë edhe në raste publike e them me njerëz, duhet me qenë shumë të kujdesshëm kur flasim për periudhën e luftës. Krejt, Kosova është plagë, ne jetojmë në plagë. Ne jetojmë në një ambient dhe rreth njerzëve që nuk e dijnë ende se ku i kanë njerëzit e vetë. Fjala e gjërave të pamatura, lëndon njerëzit pa i njohur, lëndon një nënë në Kaçanikë, një bashkëshorte në Istog, lëndon një fëmijë dëshmori këtu në Malishevë, në çdo vend mund të lëndohet dikush, kështu që, Kosova është në plagë shpirtërore, jo në plagë fizike. Unë, sikur shumë shokë, kam pasë plagë fizike, por ato nuk janë asgjë, shërohen”, tha Limaj.

Limaj bën apel që qytetarët të jenë sa më të kujdesshëm kur flitet për atë periudhë, teksa shton se, ka momente që mendon se disa personave iu ka humbur mirënjohja e respekti.

“Apeli im gjithmonë ka qenë, që kur flitet për atë periudhë të jeni sa më të kujdesshëm. Këto situata dhe ato goditjet tjera që kanë ardhë, ka pasë momente kur kem thënë: “Ah more Zot, a krejt këtij populli i ka humbur mirënjohja e respekti? Neve na ka mbajtë mirënjohja. Dallimin e një njeriu të mirë dhe të keq e bën mirënjohja dhe mos-mirënjohja”, tha Limaj.

“Ne jemi duke jetuar në liri, jemi të përmbushur për herë të parë. Sot, kudo që shkojmë, jemi shtetas, kemi identitetin tonë shtetëror e juridik. Unë kam qenë dikur në diasporë, para ’98-tës, shqiptarët e Kosovës kudo që kanë qenë nëpër botë, as ambasadat e Jugosllavisë nuk i kanë pranuar, një turmë njerëzish pa shtetësi, pa pasë mundësi ku të drejtohen, e pa mbështetje, praktikisht këtu dhe atje ka qenë një llojë mbijetese, të gjitha këto të bëjnë që nganjëherë të thuash: “Herët është bre, të jesh kaq mosmirënjohës i krejt kësaj t’kalume që kemi bërë”, përfundon Limaj për GazetaBlic.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit