6.5 C
New York
Wednesday, April 9, 2025

Buy now

Më pak kosovarë ishin të punësuar në tre mujorin e dytë të vitit 2024

- Advertisement -

Gjatë muajve prill, maj dhe qershor të vitit 2024 numri i kosovarëve që kanë qenë të papunë ishte më i lartë sesa në periudhën e njëjtë të vitit 2023.

Këtë e tregon një raport i publikuar së fundmi nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Sipas raportit, 420 mijë persona të moshave ndërmjet 15 dhe 64 ishin të punësuar gjatë tremujorit të dytë të 2023-ës.

Por, në periudhën e njëjtë të një viti më vonë, ky numër ishte për rreth 7 mijë e 800 punëtorë më i vogël.

Prej tyre, rreth tre mijë persona që kanë mbetur pa punë janë të rinj.

Këto shifra nuk i sheh si luhatje të mëdha në tregun e punës, ekonomisti Bashkim Mustafa, por fakti që numri i të punësuarve është në ulje është shqetësues për të, sidomos tek të rinjtë.

“Është trend i njëjtë si i vitet e kaluara, pra vazhdon rritja e të papunëve për të rinjtë, për moshat 15 deri në 24 vjeç, ku kemi një përqindje rritjeje në 27.8% nga 17.2% që ka qenë vitin e kaluar”, ka deklaruar Bashkim Mustafa, ekonomist.

Megjithatë, shifrat e ASK-së tregojnë se numri i të pa punëve është më i vogël.

Derisa në tremujorin e vitit 2023, të papunë ishin 50 mijë 387 persona, në periudhën e njëjtë të 2024-ës ky numër ishin 49 mijë e 194 persona.

Në këtë raport, ajo që shihet pozitive është zvogëlimi i numrit të të rinjve që nuk janë të punësuar, duke u shkolluar apo duke ndjekur ndonjë trajnim.

Nga afro 100 mijë të rinj, ky numër ka rënë në afro 80 mijë në tremujorin e dytë të vitit 2024.

Sociologët, këtë shifër të të rinjve pa asnjë aktivitet e shohin akoma si të lartë dhe shqetësues.

Një nga faktorët kryesorë shihet përdorimi i teknologjisë.

“Kjo gjeneratë, prej viteve ’90 e këndej, është gjeneratë e teknologjisë dhe rrethohet me pajisje teknologjike që bëjnë problem në socializimin në shoqëri. Interneti, telefoni i mençur, Tik-Tok etj., kanë ndikuar drejtpërdrejt në socializimin e kësaj moshe”, ka theksuar Halim Emerllahu, Sociolog.

Emerllahu shton se mekanizmat shtetërorë duhet të punojnë më shumë për aktivizimin e të rinjve në aktivitete që kjo pjesë e shoqërisë është e interesuar për to. /Dukagjini/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit