Lladrovci ngushëllon familjen Krasniqi për ndarjen tragjike nga jeta të Bedriut

- Advertisement -

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shprehur ngushëllime të sinqerta për familjen Krasniqi, në veçanti për anëtarin e Kuvendit Komunal të Drenasit, Gani Krasniqi, me rastin e ndarjes së parakohshme nga jeta të vëllait të tij, Bedri Krasniqit.

Në këto momente të rënda pikëllimi, kryetari Lladrovci ka theksuar se humbja e një vëllai, e një njeriu të dashur dhe e një mbështetjeje të madhe familjare, është dhimbje e thellë për familjen, të afërmit, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën.

“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të Bedri Krasniqit. Familjes Krasniqi, në veçanti anëtarit të Kuvendit Komunal, Gani Krasniqi, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e vëllait të tij. Lutem që Zoti ta mëshirojë Bedriun, ta shpërblejë me xhenet, ndërsa familjes t’i japë forcë, durim dhe qëndresë për ta përballuar këtë humbje të rëndë”, thuhet në telegramin e kryetarit Lladrovci.

I përjetshëm qoftë kujtimi për Bedri Krasniqin!

Të ngjashme

Të fundit