“Me pak, keni bërë shumë”, qytetari emocionon Enver Hoxhajn në fushatën “derë më derë” (Video)

- Advertisement -

Kandidati i PDK-së për deputet, Enver Hoxhaj, ka publikuar në Facebook një video nga fushata e tij “derë më derë”, ku zhvillon një bashkëbisedim me një qytetar, i cili i shpreh respekt dhe vlerësim për periudhën kur PDK-ja udhëhiqte vendin.

Në video, qytetari i drejtohet Hoxhajt me fjalët: “E keni tregu veten me një buxhet të vogël kur e keni pas. Kam respekt për juve dhe për Partinë Demokratike kur me një buxhet të vogël keni dhanë shumë, me shkolla, me institucione, me shkollë të policisë, me policinë, me ushtrinë, me të gjitha, Pavarësinë”.

Ai vlerëson po ashtu edhe raportet ndërkombëtare të Kosovës gjatë asaj periudhe, duke thënë: “Çka është më e rëndësishmja, keni ditë me u lidhë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me ndërkombëtarizu vendin si vend demokratik”.

Nga ana tjetër, Hoxhaj e falënderon qytetarin për mbështetjen dhe në fund të takimit kërkon votën për zgjedhjet e 7 qershorit.

Videoja është publikuar në kuadër të fushatës së re të Hoxhajt, të cilën ai e ka quajtur “fushata derë më derë dhe dorë më dorë”, ndërsa momenti ka marrë reagime dhe komente të shumta në rrjetet sociale.

Të ngjashme

Të fundit