Modriq përshëndetet me Milanin, Real Madridi e pret sërish, por jo si futbollist

- Advertisement -

E ardhmja e Luka Modriq duket se po shkon drejt një kapitulli të ri. Sipas raportimeve të mediave italiane dhe spanjolle, mesfushori kroat është pranë largimit nga Milani, ndërsa pas përfundimit të karrierës si lojtar mund të rikthehet te Real Madridi në një rol drejtues.

Presidenti i klubit madrilen, Florentino Perez, thuhet se i ka lënë dyert e hapura legjendës kroate për t’u rikthyer në “Santiago Bernabeu” pas pensionimit, me mundësinë për të marrë një post ekzekutiv apo këshillues brenda strukturës së klubit.

Modriq, i cili shkroi historinë me Real Madridin duke fituar 28 trofe gjatë 13 viteve në klub, po shqyrton seriozisht fundin e karrierës pas Kupës së Botës 2026. Megjithatë, lidhja e tij me “Los Blancos” mbetet e fortë dhe rikthimi në Madrid duket vetëm çështje kohe.

Nëse skenari konfirmohet, Modriç nuk do të rikthehet për të luajtur, por për të nisur një aventurë të re në drejtimin e klubit ku u shndërrua në një nga legjendat më të mëdha të historisë së Real Madridit.

Të ngjashme

Të fundit