9.3 C
New York
Saturday, April 13, 2024

Buy now

“Më la tre fëmijë për të rritur dhe iku” – Julia rrëfen për herë të parë ndarjen me ish-bashkëshortin

- Advertisement -

Ajo tha se bashkëshorti i saj në atë kohë, më parë kishte pasur një tjetër martesë dhe kishte edhe dy vajzat. Julia tregon se ato jetonin në Gjermani, ndërsa ajo dhe bashkëshorti dhe vajza e tyre rreth njëmuajshe, në Itali, transmeton Top Channel.

Në atë periudhë ish-gruaja e tij pëson një aksident dhe ndërron jetë, dhe Julia zgjedh që dy vajat e mitura të bashkëshortit t’i marrë në shtëpi dhe të jetojnë të gjithë së bashku. Por më pas ajo thotë se i shoqi nuk e përballoi këtë presion dhe u largua me punën e tij në Jemen, duke e lënë atë të vetme me të bijën dhe dy vajzat e tij nga martesa e parë.

Foto: Top Channel/YouTube

Ajo rrëfeu se qëndroi me to deri sa u rritën dhe më pas u rikthye në Shqipëri me vajzën, duke i dhënë fund martesës.

“Ka qenë i martuar dhe ka pasur dy vajza me një grua gjermane. Kur unë kam lindur vajzën, pa u bërë një muaj, ish-bashkëshortja pëson një aksident dhe ndërron jetë. Pa u bërë muaji, unë vajzat e ish-bashkëshortit tim i mora në shtëpi dhe nuk e mendoja se ato mund të rrinin në asnjë qendër. Dhe unë u bëra me tre fëmijë, që ishin 11 dhe 13 vjeç në atë kohë. Kjo ishte një përgjegjësi shumë e madhe që mendoj se e kam mbajtur shumë mirë. U përpoqa që të isha një shoqe për to. Në një moment të caktuar ish-bashkëshorti im nuk e mbajti dot presionin dhe kërkoi që të ishte në një vend tjetër me punën, dhe unë u vendosa pas një viti e gjysmë me tre fëmijë në shtëpi vetëm, 28 apo 29 vjeçe që isha unë.

Unë shkova në Jemen dhe bëra një bisedë të gjatë dhe pashë se nuk po me jepte një zgjidhje sesi do të shkonte kjo. Por unë nuk mund që t’i lë gjërat pa planifikuar, duhej të kisha një ide se çfarë do ndodhte dhe si do vazhdonte jeta jonë. Kur nuk mora një siguri të tillë, vendosa sa vajza e madhe të bëhej 18 vjeçe që të mbante motrën e saj, dhe më pas u shkëputa. Pra qëndrova deri sa i bëra mazhorene vajzat e tij. Pastaj vendosa të kthehesha në Shqipëri” – tha ajo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit