Finalja e Kupës së Kosovës ndërmjet FC Ferizajt dhe FC Dukagjinit do të zhvillohet më 21 maj, në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 20:00.
Sot, në prani të Komisionit të Garave dhe përfaqësuesve të të dy klubeve, është bërë tërheqja e shortit për përcaktimin e skuadrës që do të ketë statusin e vendasit në këtë ndeshje finale.
Sipas shortit të hedhur, ky rol i është caktuar FC Ferizajt. Ky përcaktim nënkupton që skuadra ferizajase do të ketë të drejtën e zgjedhjes së fanellave, në rast përputhjeje ngjyrash, si dhe do të vendoset në bankinën dhe anën e stadiumit të përcaktuar për skuadrën vendase, sipas rregullores së garave.






