Mesazhet e bëra publike tregonin se Naim Bardiqi kishte shkruar që presidenti të zgjidhet “në mënyrën karate”, duke shtuar se më pas duhet pritur vendimi i Gjykata Kushtetuese, i ka reaguar shefja e Grupit Parlamentar të VV’së Arbërie Nagavci,
Nga ky mesazh u distancua Nagavci ku u shpreh se VV’ja ka qëndrime të përbashkëta duke e quajtur “gabim” qasjen e Bardiqit.
“Është gabim një qasje e tillë. Ne si grup parlamentar kemi qëndrime publike dhe i marrim si grup parlamentar. Qasja e tillë nuk është e duhura.”, u shpreh Nagavci.
Bardiqi u justifikua se komunikimi i tij privat është interpretuar gabimisht dhe është nxjerrë jashtë kontekstit.
Në paraqitjen e tij në RTV Dukagjini, Bardiqi deklaroi se publikimi i mesazheve përbën cenim të privatësisë.






