Çështja e presidentit indinjon qytetarët, nisin protestat

- Advertisement -

Derisa mbrëmë disa deputetë kanë përmendur protestat për ta parandaluar puçin kushtetues, siç e kanë quajtur vetë ata, sot disa qytetarë veçse kanë dalë për të protestuar.

Në një intervistë në Klan Kosova, Qëndresa Bellagoshi, një grup shokësh bën të ditur se protesta e tyre është në shenjë pakënaqësie ndaj zhvillimeve të fundit politike, transmeton Klankosova.tv.

Qytetari Sabit Kadriu, tha se sot kanë marrë vendim për të protestuar për të shprehur indinjatën për moszgjidhjen e presidentit të vendit.

“Deputetët, kur dalin dhe i kërkojnë votat, i kërkojnë që të jenë të pranishëm në Kuvend. Kjo po na indinjon”, tha ai.

I njëjti tha se qytetarët kërkojnë që sot të zgjidhet kryetari i vendit.

Të ngjashme

Të fundit