Mbledhja e KPK-së, raportohet se u iniciua procedurë disiplinore ndaj kryeprokurorit Burim Çerkini

- Advertisement -

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), pas kërkesës së Kryeprokurorit të Shtetit, Zejnullah Gashi, në mbledhjen e së mërkurës, ka iniciuar hetim disiplinor ndaj Kryeprokurorit të një Prokurorisë Themelore në Kosovë.

Sipas burimeve të “Betimi për Drejtësi”, bëhet fjalë për Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Burim Çerkini për një rast në Prokurori Speciale.

Në këtë takim, po ashtu u raportua për punën e Prokurorisë Speciale gjatë vitit 2025. Raportimin e bëri Kryeprokurori i kësaj Prokurorie, Blerim Isufaj. Por, raportin nuk e votoi Këshilli.

Po ashtu, raportoi edhe Kryeprokurori i Prokurorisë së Apelit, Agron Bajrami. /BetimipërDrejtësi/

 

Të ngjashme

Të fundit