Komuna e Drenasit do të përfitojë 3 milionë e 10 mijë euro për realizimin e Projektit të Banimit Social Adekuat.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, e cila njoftoi se ka nënshkruar marrëveshjen për realizimin e këtij projekti me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Sipas Pacollit, me këtë investim në Drenas do të ndërtohen 36 njësi të reja të banimit social, ndërsa do të renovohen 15 dhe rindërtohen shtatë shtëpi private për familjet në nevojë.
Projekti do të financohet në tërësi nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Në total, përmes këtij projekti pritet të ndihmohen 58 familje/banesa, me synim krijimin e mundësive për banim të denjë dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për familjet e cenueshme.
Pacolli tha se ky investim paraqet një hap konkret në mbështetjen e familjeve që kanë nevojë për kushte më të mira të banimit.






