8.1 C
New York
Friday, April 19, 2024

Buy now

Mbështetje masive për marshin e 2 prillit, këta janë artistët që po kërkojnë liri për çlirimtarët

- Advertisement -

Të dielën, më 2 prill, në Prishtinë do të organizohet Marshimi për Drejtësi.

Ky marsh organizohet në shenjë solidariteti dhe përkrahjeje për ish-krerët e UÇK-së, të cilët po mbahen në Hagë.

Në mbështetje të këtij marshi kanë dalë shumë figura të rëndësishme të politikës dhe estradës.

Këngëtarë shumë të njohur në Kosovë përmes rrjeteve të tyre sociale kanë ftuar qytetarët, që më 2 prill të marrin pjesë në këtë marsh.

Në mesin e këngëtarëve që i janë bashkuar thirrjeve për marsh është edhe këngëtari i mirënjohur Sabri Fejzullahu.

Mbështetje marshit i ka dhënë edhe këngëtarja Dafina Zeqiri.

Thirrjeve për marshin e drejtësisë i është bashkuar edhe reperi i njohur, Lyrical Son.

Thirrjes për t’u solidarizuar me krerët e UÇK-së i është bashkuar edhe këngëtarja Kida, shkruan Demokracia.com.

Për t’u bërë pjesë e marshit, thirrje ka bërë edhe analisti i afert me Vetëvendosjen, Xhevdet Pozhari.

Mbështetje për “Marshin për Drejtësi” ka ardhur edhe nga këngëtari Edi Furra.

Pjesë e marshit do të jetë edhe këngëtari Asim Gashi.

Këtij marshi kanë paralajmëruar se do t’i bashkohen edhe parti, politikanë, punëtorë e studentë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit