15.8 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Mbështetësja e Kurtit publikon tabelën: Kosovës i duhen 62 vjet për anëtarësim në BE

- Advertisement -

Federica Woelk, një asistente në Parlamentin Europian dhe mbështetse e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ka publikuar një projeksion mbi perspektivën e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Në tabelën e publikuar, vlerësohet se Kosovës i duhen 62 vjet për t’u anëtarësuar në BE, ndërsa Serbisë 40 vjet.

“Nëse do të isha një nga ato vende, nuk do të kisha besim se diçka do të ndryshojë ndonjëherë. Dhe Serbisë i duhen më shumë se 40 vjet. #Zgjerimi”, shkroi Woelk në “X”.

Mbështetësja e Kurtit publikon tabelën: Kosovës i duhen 62 vjet për anëtarësim në BE

Rezultatet e këtij projeksioni janë bazuar në vlerësimet e Komisionit Evropian për gatishmërinë e vendeve për t’i miratuar detyrimet e anëtarësimit në BE.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit