-1.8 C
New York
Saturday, January 11, 2025

Buy now

Mbarëvajtja e procesit zgjedhor, policia ka hartuar një plan operativ me katër faza

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka bërë të gjitha përgatitjet në lidhje me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Për këtë qëllim, policia ka hartuar një plan operativ me katër faza.

Me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor, sipas policisë, është paraparë angazhimi një numri të mjaftueshëm të zyrtarëve policorë.

“Policia e Kosovës, bazuar në ligjet pozitive të vendit dhe autorizimeve si agjencion kyç për sigurinë publike në tërë territorin e vendit, ka hartuar urdhrin operativ policor me kohë dhe ka bërë të gjitha planifikimet e saja policore lidhur me “Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës”, të cilat do të mbahen me datën 9 shkurt 2025. Me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor është paraparë të angazhohet një numër i mjaftueshëm i zyrtarëve policorë kryesisht të rendit publik, por sipas nevojës mund të angazhohen edhe zyrtarë policorë të profileve të ndryshme, që iu përkasin njësiteve të ndryshme brenda Policisë së Kosovës”, është thënë në njoftimin e policisë.

Me tej, janë dhënë detajet për faza e planit.

“Ky plan operativ ka paraparë katër faza:

1) Periudha parazgjedhore apo përgatitore vlerësuese,

2) Angazhimi në ofrimin e sigurisë gjatë fushatës zgjedhore,

3) Garantimi i sigurisë në fazën kyçe të ditës së zgjedhjeve dita (Z),

4) Periudha pas zgjedhjeve që parasheh transportin nën përcjellje dhe siguri të PK-së, të materialit sensitiv e deri në përfundim të procesit”, është thënë në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit