Çitaku: Sot Kosova ishte në këmbë për Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin

- Advertisement -

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, e ka cilësuar tubimin si një dëshmi të unitetit të qytetarëve dhe ka thënë se katër ish-krerët e UÇK-së sot morën “verdiktin e popullit të tyre”.

Përmes një postimi, ajo e ka përshkruar Prishtinën si të “ngritur në këmbë”, duke theksuar pjesëmarrjen e qytetarëve të të gjitha moshave në tubimin e sotëm

 

“Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi sot morën verdiktin e popullit të tyre. Të pafajshëm!”, ka shkruar ajo.

 

 

Të ngjashme

Të fundit