Hamza: Kosova sot foli, tani po pret lirinë e ish-krerëve të UÇK-së

- Advertisement -

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka reaguar pas marshit të mbajtur sot në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Hamza tha se qytetarë nga anekënd Kosovës u mblodhën në kryeqytet për të shprehur mbështetjen e tyre për ish-udhëheqësit e UÇK-së.

“Nga anekënd Kosovës në Prishtinë, sot populli foli dhe u ngrit në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK-së. Tani, Kosova po pret. LIRI!”, shkroi Hamza.

Ai e shoqëroi reagimin me emrat e katër ish-krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Të ngjashme

Të fundit