4.2 C
New York
Thursday, December 12, 2024

Buy now

Mbappe përmend mosftesën nga Franca: S’më lejohet të flasë

- Advertisement -

Kylian Mbappe ka thënë shumë gjëra të reja në intervistën e tij ekskluzive për CANAL+.

Përveç situatës te Real Madridi e problemeve në Suedi, ai ka folur edhe për mosftesën nga kombëtarja e Francës.

Ai ka thënë se vendimi për mos ta ftuar ka qenë i Didier Deschamps, dhe jo i tij.

“Franca për mua është gjëja më e rëndësishme. Në shtator, kërkova të pushoja sepse nuk isha 100% dhe ia thashë trajnerit. Në nëntor, ishte vendimi i tij… Unë doja të luaja për Francën në nëntor! Pastaj, ishte vendimi i trajnerit që të mos më thërriste… Nuk mund t’ju them pse. Më vjen keq. Nëse ai dëshiron të flasë, mund të flasë. Por mua nuk më lejohet”, ka thënë ai.

Mbappe është kritikuar shumë për mospjesëmarrje te Franca këto dy muajt e fundit, me tifozët që mendonin se ai nuk po dëshironte te shkonte, ndonëse ai po luante për Real Madridin.

Me Realin, Mbappe ka shënuar 11 gola deri më tani në të gjitha garat, mirëpo po kalon një kohë mjaftë të vështirë në kryeqytetin spanjoll.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit