Njëri nga protagonistët e protestës së 1 tetorit, ka kujtuar këtë ditë të madhe me anë të një postimi.
Muhamet Mavraj, ka shkruar se pas çlirmit, si shenja të Lëvizjes Studentore në Prishtinë i kemi lënë tri sosh: Një rrugë me emrin “1 tetori”, sallën e sporteve dhe Ditën e Studentëve për çdo 1 tetor.
Mavraj pati vërejtje se kjo e fundit nuk u respektua dhe aq shumë.
“Pas vdekjes së Rektorit Statovci, e kemi lënë një pllakë në shtëpinë e atëhershme të rektorit të Velani, me fytyrën e dallueshme të rektorit dhe katër siluetave të liderëve studentorë”.
Tashmë kanë kaluar 27 vjet nga protestat e studentëve.
Më 1 tetor 1997-të nisi ndryshimi revolucionar kundër regjimit të Sllobodan Millosheviqit.