Halil Matoshi, analist i përhershëm në Kanal 10, ka folur rreth figurës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Në fakt, Matoshi është zhytur në psikoanalizë, duke e quajtur Kurtin “egocentrik”.
Tutje, Matoshi ka theksuar se krejt jeta e Kurtit është dështim.
“Sipas meje, dialogu është duke u përdorur nga Kurti për çështje elektorale. Albin Kurtit nuk i intereson më kurgjo në Kosovë, veç pushteti i tij personal, as VV-ja s’i intereson, as këta njerëz që i ka në Kuvend, që i ka si makina votimi…Ai e ka super egon d.m.th. qaq një ego, një egocentrizëm të shquar, e njoh moti, që 30 vjet, aq i bën për Kosovën dhe popullin e Kosovës. Ai është me mbajtë fjalime si Che Guevara, me fol për të majtën franceze që i dështoi…krejt jeta e tij është dështim” – tha ai.