Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar përmbylljen e procesit të përpunimit të rezultateve të Testit të Arritshmërisë 2026, në të cilin kanë marrë pjesë gjithsej 21 mijë e 982 nxënës në nivel vendi.
Sipas të dhënave zyrtare të MASHT-it, arritshmëria mesatare e përgjithshme në nivel vendi është 48.35%.
Nga analiza sipas lëndëve, rezultatet më të larta janë shënuar në gjuhën angleze me 65.97%, histori me 62.23% dhe gjuhën shqipe me 54.63%.
Në anën tjetër, rezultatet më të ulëta janë regjistruar në kimi me 37.68% dhe matematikë me 37.93%, të ndjekura nga biologjia me 40.83%, fizika me 45.33%, informatika me 47.87% dhe gjeografia me 47.84%.
“Rezultatet e Testit të Arritshmërisë ofrojnë një pasqyrë të nivelit të përvetësimit të kompetencave nga nxënësit në përfundim të arsimit të mesëm të ulët dhe do të shërbejnë si bazë për identifikimin e prioriteteve dhe planifikimin e masave në përmirësimin e cilësisë në arsim”, theksohet në fund të njoftimit./teve1.info/






