12.2 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

Masat temë e konferencës së von der Leyen: Duhet të punohet, që të arrijmë t’i heqim ato

- Advertisement -

Presidentja e KE-së e bëri të qartë se duhet ende punë që të arrihet në pikën ku të gjitha masat do të hiqen.

“Është shumë me rëndësi që të punojmë së bashku, mirëpresim hapjen e kufirit dhe progresi në CEFTA. Bazuar në këta hapa, duhet të bëjmë të tjerë, që të arrijmë në një pikë ku të jemi në një gjendje të heqim të gjitha masat, kjo do të na ndihmojë që të bindim shtetet anëtare, dhe ato duhet të japin pëlqimin për secilin hap, ne të dyja jemi shumë të vendosura që të gjejmë të gjitha mënyrat, mjetet, hapat që të ecim përpara.” – tha von der Leyen, transmeton Nacionale.

Mes tjerash, presidentja e KE-së tha se në mandatin e dytë të saj, zgjerimi do të jetë në krye të agjendës:

“Kosova ka pasur një sukses të madh, heqjen e vizave. Kjo tregon sa shumë mund të arrijmë kur punojmë bashkë. E di që vitet e fundit, Kosova ka punuar shumë për të forcuar sundimin e ligjit. Ne mandatin tim të dytë zgjerimi do të jetë në krye të agjendës, do të punojmë shumë ngushtë së bashku. Plani i rritjes është i planifikuar që ti sjellë vendet e rajonit më afër me tregun tonë të përbashkët. Kosova e ka bërë një punë të shkëlqyeshme në këtë agjendë”.

Osmani kërkon heqjen e masave

Paraprakisht, në fjalën hyrëse të saj gjatë konferencës, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kërkoi heqjen e masave.

Kryetarja e shtetit tha se ato po dëmtojnë qytetarët e Kosovës dhe bizneset.

“Kosova po respekton shtetet tjera të rajonit, po avancon në sundim të ligjit, ka sistemin më të avancuar kushtetutes në gjithë kontinentin sa i përket të drejtave të pakicave. Sot kemi nevojë që BE t’i vlerësojë dhe t’i njoh këto arritje, rrjedhimisht është koha e fundit që masat e padrejta të largohen përfundimisht. Përveç të padrejta, këto masa po dëmtojnë drejtpërdrejt qytetarët e Kosovës pa dallim dhe kanë dëmtuar edhe vetë procesin e dialogut, duke e bërë të pabalancuar, të pabarabartë dhe pa kredibilitet. Heqja e masave është reflektim i nevojave të të gjithë qytetarëve, komunitetit biznesor, dhe përgjigje ndaj plotësimit të parakueshteve që vetë BE i kishte vënë në raport me Kosovën sa i përket këtyre masave” – tha Osmani.

Mes tjerash, ajo deklaroi:

“Është koha e fundit që vendosmeria që BE-ja ka treguar me Rusinë, të tregohet edhe ndaj sateliteëve e shërbyesve të Rusisë në rajonin tonë. Kjo në veçanti me rëndësi sa i përket përgjegjësisë së Serbisë për aktin e agresionit të ndaj Kosovës, të kryer përmes forcave paramiliatre terriroriste vitin e kaluar, që sipas Shtëpisë së Bardhë, ka pasur qëllim të destabilizojë jo vetëm Kosovën, por gjithë rajonin”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit