9.8 C
New York
Saturday, May 4, 2024

Buy now

Martin Berishaj sot përballë Kurtit, jo për ta shkarkuar, por për ta respektuar

- Advertisement -

Kryeministri Albin Kurti sot do ta ketë në një tryezë të gjatë ambasadorin e dyshimeve Martin Berishaj. Jo për të folur rreth skandaleve të tij, apo edhe për t’ia kërkuar dorëheqjen, por për ta trajtuar si pjesë të delegacionit kroat. Ajo çka ka vërejtur Periskopi është se emri  i zotëri Berishajt fare nuk ka figuruar në agjendën e aktivitetit, që si duket ka ndodh me qëllim, ndërkohë që të njëjtin e zuri mikrofoni jonë në korridoret e ambientit ku po mbahet forumi…

Përveç kryeministrit të Kosovës, e Martin Berishajt, aty  janë të pranishëm ministra dhe zëvendësministra të Qeverisë së Republikës se Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Kroacisë.

Në agjendën e publikuar, kemi parë se në mesin e emrave të delegacionit nuk figuronte edhe ai i Martin Berishajt.

Megjithatë,ambasador Berishaj ishte i saktë me kohën dhe 15 minuta para nisjes së forumit, teksa kalonte në korridor të Swiss Diamonds, u zu në pritë nga dy-tri media.

Martin Berishaj: Jam shumë i gëzuar, po spekulohet ndaj meje 

Megjithëse ishte mjaft i paqartë në pyetjet e Periskopit sot, z.Berishaj i quajti spekulime të gjitha raportimet e mediave për të.

“Unë jam shumë i gëzuar dhe shumë i respektuar që e përfaqësoj qeverinë e Kosovës si ambasador, shtetin e Kosovës dhe shtetin e Kroacisë.

Këto spekulime mediale janë spekulime të drejtuara nga unë, kanë një prapavijë politike

Ato kanë vetëm një qëllim, të denigrohet personaliteti im, imazhi i Kosovës, të bahen çështje që nuk i ka hije, të futen marrëdhëniet e shkëlqyeshme të shtetit kroat, njerëzit që kanë dëshirën me bë emër në emër të tjetërkujt.

Besoj se këta shpifës do të dalin para drejtësisë”, tha Berishaj.

Mediat sllovene, në fillimvit kishin raportuar se ambasador Martin Berishaj dyshohet se i ka bartur 600 mijë euro para kesh nga kompania e tij në Mal të Zi, tek politikani slloven, Robert Golob. Sipas tyre, në xhirollogarinë MB Consulting, pronar i së cilës figuronte  Berishaj, i ishin derdhur nga një kompani serbe, në baza të rregullta prej 5 mijë deri në 50 mijë euro, për çdo muaj.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit