Departamenti i Shtetit është deklaruar pas nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëpunim strategjik në fushën e energjisë me Serbinë.
Në një përgjigje për “Express”, nga DASh kanë thënë se kjo marrëveshje nuk dëmton interesat e vendeve të tjera të rajonit.
“Kjo marrëveshje nuk dëmton interesat e asnjë vendi tjetër në rajon. Përkundrazi, ne besojmë se është në interes të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor të diversifikojnë dhe zgjerojnë burimet e tyre të energjisë.”– kanë thënë nga DASh.
Tutje, nga Departamenti i Shtetit kanë përmendur përkrahjen e ShBA-së ndaj Kosovës, duke theksuar këtu ndihmën përmes USAID dhe MCC në lidhje me fondin 236 milionë dollarësh rreth baterive në rajon.
“Mbështetja jonë e gjatë dhe e palëkundur për Kosovën, përfshinë bashkëpunimin që Kosova të zhvillojë burimet e saj të gjelbra të energjisë, për shembull, përmes ndihmës së USAID-it për ankandin e parë të energjisë solare të Kosovës, dhe në prill 2024 MCC dhe Kompaktit të Qeverisë së Kosovës, që zhbllokoi grantin prej 236 milionësh për financimin e prokurimit të hapësirës më të madhe në rajon me bateri ruajtse”