Marrëveshja për përmirësimin e spitaleve publike në Kosovë, Kurti priti në takim zv.presidentin e EIB

- Advertisement -

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Hekuran Murati, priti në takim zëvendëspresidentin e Bankës Evropiane të Investimeve (EIB), Robert de Groot, para nënshkrimit të marrëveshjes së kredisë për projektin për përmirësimin e pajisjeve mjekësore dhe infrastrukturës.

Kryeministri Kurti e falënderoi zëvendëspresidentin De Groot për vizitën, ndërsa pranoi urime për presidenten e re, zgjedhja e së cilës mundësoi kthimin e stabilitetit institucional. Në këtë frymë u diskutua për mundësitë konkrete të shtimit të vëllimit të bashkëpunimit dhe të investimeve të përbashkëta.

Teksa përmendi rritjen e qëndrueshme ekonomike, për çka mori përgëzime, kryeministri Kurti foli për planet për investime në hekurudha, ndërtimin e pesë digave të reja, sikurse në infrastrukturën sportive si përgatitje për Lojërat Mesdhetare 2030. Po ashtu, në takim u diskutua për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes dhe për energjinë, përkatësisht kapacitetet e reja dhe diversifikimin e burimeve.

 

Të ngjashme

Të fundit