Marmullakaj: Qeveria mori vendime të jashtëligjshme para zgjedhjeve – partitë nuk ishin të barabarta

- Advertisement -

Qemajl Marmullakaj nga IKD në emisionin “Kiks Kosova” ka folur për procesin zgjedhor të zhvilluar më 7 qershor.

Ai tha se në këto zgjedhje të parakohshme, partitë politike hynë në garë si të pabarabarta, transmeton Klankosova.tv.

Kjo pasi sipas tij, qeveria në detyrë pak kohë para zgjedhjeve morën vendime, që sipas tij, ishin të jashtëligjshme.

“Ajo çka pamë dje ishte edhe një set i zgjedhjeve, zgjedhjet e treta nacionale brenda 16 muajve, po ashtu edhe dy palë zgjedhje komunale, përfshirë balotazhin, domethënë kemi shkuar pesë herë drejt kutive. Dhe dje, fatmirësisht kishim zgjedhje të rregullta, nuk kishte probleme, përkundër faktit që vlerësoj që partitë politike hynë të pabarabarta në këto zgjedhje, për shkak se qeveria në detyrë mori disa vendime para zgjedhjeve, të cilat për vlerësimin tonë kanë qenë edhe të jashtëligjshme”, tha Marmullakaj në Klan Kosova.

Të ngjashme

Të fundit