Gashi: PDK-ja humbi shansin historik, rënia e votave është goditje e madhe

- Advertisement -

Analisti Dardan Gashi ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit, duke vlerësuar se Partia Demokratike e Kosovës ka pësuar një rënie të konsiderueshme të mbështetjes elektorale.

Sipas tij, nëse PDK-ja do të kishte arritur të ruante votat e fituara në zgjedhjet e kaluara, në rrethanat aktuale politike do të mund të arrinte një rezultat rreth 30 për qind.

Gashi e cilësoi rënien e partisë si një humbje të madhe, sidomos duke pasur parasysh pozicionin e saj në opozitë.

“Është çudi që humb një parti në qeveri, me qeverisje të keqe dhe me gjithë ato probleme e skandale sidomos ditëve të fundit është normale, partia opozitare e cila s’ka qenë joaktive me humb kaq shumë votë… është definitivisht një goditje e madhe”, ka thënë Gashi.

Ai la të kuptohet se rezultatet zgjedhore paraqesin një sinjal serioz për PDK-në, duke ngritur pikëpyetje për strategjinë dhe aftësinë e saj për të kapitalizuar pakënaqësitë ndaj qeverisjes aktuale.

Të ngjashme

Të fundit