8.8 C
New York
Tuesday, April 1, 2025

Buy now

Manchester City është në gjysmëfinale të FA Cup

- Advertisement -

Manchester City është në gjysmëfinalen e FA Cup.

“Citizens” triumfuan 2:1 ndaj Bournemouth, duke e përmbysur rezultatin.

Loja nisi me një ritëm të lartë, ku City pati mundësinë të kalonte në avantazh që në minutën e 14-të, por Erling Haaland humbi një penallti, duke i dhënë shpresë vendasve.

Bournemouth e shfrytëzoi këtë moment dhe kaloi në avantazh në minutën e 21-të me një gol të Evanilson.

Ndërsa në pjesën e dytë, skuadra e Pep Guardiolas, reagoi menjëherë dhe arriti të barazonte rezultatin në minutën e 49-të me një gol të norvegjezit Haaland, i cili u rikthye për të lënë gjurmë pas gabimit të mëparshëm.

Kjo përmbysje e “qytetarëve” nga Manchesteri, u kompletua në minutën e 63-të, kur Omar Marmoush realizoi golin e fitores, duke vulosur kualifikimin e skuadrës së Pep Guardiolës.

Me këtë triumf, Manchester City siguron një vend mes katër më të mirave të turneut dhe mbetet një nga favoritët kryesorë për të fituar FA Cup këtë sezon.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit